“Pashkët në Gjermani” – Nga e premtja deri tek e hëna ndër ditët festive më të rëndësishme

Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen, andaj kudo sheh shportat me vezë dhe figura lepujsh prej çokollate

Një pus i zbukuruar me vezë dekorative shumëngjyrëshe

Nga e Premtja e Zezë deri tek e hëna e Pashkës për të krishterët janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit. Ja disa nga zakonet dhe traditat se si festohet kjo festë.

Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej çokollate. Këto janë shenjat e festës së Pashkës, festë që ka rrënjë të thella në kulturën perëndimore. Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen. Edhe natyra fillon e zgjohet, sepse po afrohet pranvera, një periudhë ideale për të festuar festën e ringjalljes së Jezu Krishtit.

Festa e Pashkës nuk festohet në një date fikse, por ndryshon nga viti në vit. E diela e Pashkës përkon gjithmonë me hënën e plotë të pranverës – që në shumicën e rasteve është në fund të marsit ose në fillim të prillit. Për të krishterët ditët nga e Premtja e Zezë, pra e premtja para Pashkës, deri tek e hëna e Pashkës janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit.

Vezë dhe lepuj prej çokollate

Kudo sheh shportat me vezë dhe figura lepujsh prej çokollate dhe pemë të zbukuruara me vezë dekorative shumëngjyrëshe.

Për Pashkë në Gjermani shpesh shikon fëmijë që kërkojnë vezë apo ëmbëlsira në oborrin apo kopshtin e shtëpisë. Fëmijët janë të bindur se vezët, ëmbëlsirat apo dhuratat e tjera i ka fshehur  gjatë natës lepurushi i Pashkëve.

Fshehja dhe kërkimi i ëmbëlsirave dhe i dhuratave të vogla është një traditë e bukur, të cilën gjermanët vazhdojnë ta ruajnë për pashkë.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika