Pasojat e para nga intervista e Ronaldos, mediat spanjolle raportojnë se ai nuk do të luajë më në Man Utd

Menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag, raportohet nga mediat spanjolle, të ketë thënë se Cristiano Ronaldo nuk duhet të luajë më në United, dhe tani pas intervistës së tij shpërthyese ata po marrin këshilla ligjore se si të merren më mirë me situatën

Cristiano Ronaldo dhe Erik ten Hag





Mediumi spanjoll, ESPN, ka raportuar se menaxheri Erik ten Hag u ka thënë drejtuesve të Manchester United se Cristiano Ronaldo nuk duhet të luajë më për klubin.

Ten Hag ka mbajtur një takim me bashkëkryetarin Joel Glazer, shefin ekzekutiv Richard Arnold dhe drejtorin e futbollit John Murtough të hënën për të diskutuar pasojat nga intervista shpërthyese e Ronaldos me Piers Morgan.

Ten Hag, beson se Ronaldo ka shkuar shumë larg me kritikat e tij ndaj klubit dhe zbulimin se ai “nuk e respekton” shefin e United.

United mësoi për intervistën në orët pas ndeshjes së fituar me rezultat 2-1 ndaj Fulhamit të dielën, kanë thënë burimet për ESPN, dhe tani po marrin këshilla ligjore se si të merren më mirë me situatën.

Ronaldo ka një kontratë me vlerë më shumë se 500 mijë funte në javë deri në fund të sezonit, por në Old Trafford ekziston një ndjenjë se do të jetë pothuajse e pamundur të riintegrohet 37-vjeçari në skuadër pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

Po ashtu, burimet i kanë thënë ESPN-së se një numër i lojtarëve të vjetër janë të zemëruar me kohën e shpërthimit të sulmuesit, pasi pjesë të intervistës u bënë publike për herë të parë vetëm disa orë pasi adoleshenti Alejandro Garnacho kishte shënuar një për fitore në kohën e fundit kundër Fulham.

Ronaldo tashmë është disiplinuar dy herë nga Ten Hag këtë sezon.

Ai u qortua për herë të parë në korrik për largimin e hershëm gjatë një miqësore parasezonale me Rayo Vallecano, dhe ai u sanksionua përsëri në tetor pas refuzimit të tij për të hyrë si zëvendësues kundër Tottenham Hotspur Ronaldo u urdhërua të stërvitej i vetëm dhe u pezullua për barazimin 1-1 ndaj Chelsea.

Gjithashtu, burimet kanë thënë për ESPN se Ten Hag është ende i mendimit se një Ronaldo në formë dhe i motivuar mund të ndihmojë ekipin e tij gjatë gjysmës së dytë të sezonit, kur United shpreson të jetë sfidues në katër gara.

Por ai u ka thënë drejtuesve të klubit se nuk është i gatshëm të sakrifikojë unitetin brenda skuadrës për të akomoduar portugezin, dhe është i përgatitur ta shohë atë të largohet edhe nëse një zëvendësues nuk mund të sigurohet në afatin kalimtar të janarit.

Lojtarët e Manchester United janë të zhgënjyer me sjelljen pasi klubi merr këshilla ligjore

Klubi United do të marrë në konsideratë këshillin ligjor përpara se t’i përgjigjet pretendimeve të 37-vjeçarit.

Sky Sports News ka kuptuar se lojtarët e Ten Hag dhe United janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me mënyrën dhe kohën e intervistës.

“Lojtarët e Manchester United janë të zhgënjyer me mënyrën se si është sjellë Cristiano Ronaldo, por ata duan të fokusohen në futboll dhe të mos përfshihen në çështje jashtë fushës”, shkruan Sky Sports.

Intervista bombë e Ronaldos me TalkTV, të dielën në mbrëmje, e pa 37-vjeçarin të kritikonte klubin dhe menaxherin Erik ten Hag, për të cilin lojtari thotë se nuk ka “asnjë respekt”.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika