Pati apo jo të lënduar nga aksidenti ku u përfshi vetura zyrtare në Gjilan?

Policia e Kosovës ka raportuar se një veturë civile është aksidentuar me një veturë zyrtare, në Gjjilan të dielën mbrëma. Sipas tyre, pos dëmeve materiale, pati edhe lëndime trupore. Mirëpo, e njëjta është liruar pas marrjes së tretmanit mjekësor





Të dielën e 11 dhjetorit, një veturë civile është aksidentuar me një veturë zyrtare, në Gjjilan.

Pos dëmeve materiale, pati edhe lëndime trupore.

 “Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërkaq, të dielën mbrëma, një veturë e eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt, është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Gjilan. Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka theksuar se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar.

Ai ka potencuar se nga ky aksident komunikacioni nuk ka pasur të lënduar.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”,  ka thënë Kryeziu.

Se aksidenti rezultoi pa lëndime, tha edhe kryeministri Kurti.

Gjatë fjalimit në komunën e Gjilanit, Kurti ka konfirmuar se nga ky aksident nuk ka të lënduar.

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa që kishim planifikuar. Ndërkaq teksa vinim në Gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, deklaroi Kurti.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika