PDK-ja dhe Aleanca në Kuvend kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës janë mbledhur të martën në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se, përmes bllokimit të funksionalizimit të Kuvendit, po e cenon demokracinë dhe institucionet e vendit.

Hoxhaj ka thënë se situata aktuale institucionale është ndër më të rëndat që ka kaluar Kosova që nga viti 1999.

“E kemi një gjendje të përhershme të shkeljes së Kushtetutës dhe sundimit të demokracisë. Prej vitit 1999 nuk ka pasur një gjendje më të rëndë sesa sot”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërkohë, të hënën, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për president të Kosovës.

Për këtë çështje, të dyja partitë kanë thirrur të martën mbledhjet e kryesive të tyre.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, sot në Kuvend ka thënë se partia në pushtet kishte deklaruar se pas arritjes së marrëveshjes për presidentin do të thirrej seanca për konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, sipas tij, edhe pse marrëveshja është arritur, seanca ende nuk është thirrur.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika