Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj raportimeve të fundit që sugjeronin se partisë i ishte ofruar posti i presidentit, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe spekulative.
Në një komunikatë zyrtare, PDK njofton se sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar, ku u vendos që brenda ditëve në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të partisë.
“Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative.
Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.
PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.