PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ZRrE-së

Partia Demokratike e Kosovës, të premten ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për shkak të mospërfilljes së vendimit nga Gjykata Themelore

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), të premten në Prokurorinë Speciale ka dorëzuar kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrE), për shkak të mospërfilljes së vendimit nga Gjykata Themelore, për pezullimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemajli, në një konferencë për media, pas dorëzimit të padisë tha se ZRrE, përkundër detyrimit ligjor për të zbatuar vendimin e gjykatës, dezinformoi opinionin publik se gjoja ky vendim nuk mund të zbatohet, pasi ata do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

Ai ka theksuar se krahas kësaj padie, ata kanë bërë edhe kërkesë për pezullimin e vendimit të ZRrE-së, deri në shqyrtimin dhe vendosjen meritore të Padisë, me qëllimin që të evitohen pasojat e mëdha dhe humbjet që ky vendim po u shkakton qytetarëve.

Sipas tij, përkundër që PDK-ja ka bërë thirrje publike për zbatimin e këtij vendimi të gjykatës, ZRrE-ja ka vazhduar të faturojë energjinë me tarifa të shtrenjta, duke u shkaktuar dëme financiare 350 mijë familjeve të Republikës së Kosovës.

“Krejt kjo paligjësi po kalon në heshtje nga Kryeministri dhe tërë mazhoranca në Qeveri e Parlament, që tregon se janë në sinkron të plotë me ZRrE-në. Bordi i ZrrE-së  ka vendosur të veprojë mbi ligjin e mbi vendimin gjyqësor, prandaj ne këtë nuk do ta tolerojmë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për qytetarët të cilët po plaçkiten”, ka thënë Xhemajli.

Xhemajli, ndër të tjera, ka thënë se PDK e mirëpret fillimin e hetimeve penale ndaj Bordit të ZRrE-së, sepse beson në shtetin ligjor dhe demokratik.

Ndërkaq, Faton Fetahu, avokat i PDK-së, tha me këtë rast se nga ky muaj kur qytetarët e Kosovës t’i pranojnë faturat e energjisë me rritje të çmimeve, ata kanë të drejtë ligjore të bëjnë padi individuale ndaj KESCO-s dhe ZRrE-së, për shkak se, sipas tij, ky faturim tanimë është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, rrjedhimisht është pa bazë ligjore.

“Meqenëse operatori i shpërndarjes me udhëzime të anëtarëve të bordit të ZRrE-së nuk e respektuan aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ky kallëzim penal ndaj secilit anëtar të bordit të ZRrE-së do të sjellë pasoja të rënda juridike për ta”, ka thënë ai.

Këtë dorëzim të kallëzimit penal ndaj ZRrE-së e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë ditës së enjte.

Ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se si shkak i moszbatimit të vendimit të Gjykatës nga ZRrE-ja do të vazhdohet me kallëzim penal ndaj bordit të anëtarëve të kësaj zyre.

“ZRrE, tashmë e ka deklaruar disa herë që nuk do ta respektojë një vendim të gjykatës për pezullimin e çmimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, prandaj tarifimi i rrymës elektrike ka vazhduar me tarifat e reja”, ka thënë ai.

ZRRE shqyrton tarifat e energjisë elektrike - Kosovo.energy

Tahiri ka shtuar se ky është një vendim antiligjor i cili nuk duhet të implementohet.

Kjo deklaratë nga ana e tij erdhi si shkak i moszbatimit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht, pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

PDK-ja në vazhdimësi i ka bërë thirrje ZrrE-së, që të zbatojnë vendimin e gjykatës.

Ndryshe, PDK, në cilësinë e Paditësit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë 18 mars 2022, ka dorëzuar Padinë për shfuqizimin e vendimit Nr. 077/22, të datës 16 shkurt 2022, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me të cilin ky institucion kishte aprovuar tarifat me pakicë të energjisë elektrike, për konsumatorët me të drejtë të furnizimit me shërbim universal.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë.

No description available.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë

E këtë PDK-ja e konsideronte si betejë të parë të fituar ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ta parandaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Republikës së Kosovës.

PDK pretendonte se ZRrE-ja, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.

Po ashtu, PDK-ja pretendonte se vendimi i ZRrE-së ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative.

Përveç kësaj, kjo parti ka iniciuar edhe një komision hetimor parlamentar për krizën energjetike, i cili tashmë do të ngrihet pas sigurimit të 40 nënshkrimeve të nevojshme.

Komisioni hetimor konsiderohet se do të shikonte të gjitha masat e marra gjatë periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë, për të cilën, Kuvendi kishte votuar në fundin e vitit të kaluar.

Por, në seancën plenare të 19 prillit, Kuvendi dështoi që të votonte kërkesën e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të votohej për një mocion procedural që të futej në rend dite pika e formimit të komisionit parlamentar.

LVV collects signatures, voting session of the Kurti Government at 17:00 - KosovaPress
Kuvendi i Kosovës

Pas kësaj, deputetët e tri partive opozitare lëshuan sallën.

Por në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar partitë opozitare se në mënyrë të kundërligjshme po tentojnë formimin e Komisionit Hetimor për Energji.

Tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.

PDK fiton betejën e parë ligjore ndaj ZRrE-së

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika