PDK kërkon votimin e projektligjit për pensionet e policëve, thotë se VV-ja po e bojkoton

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu së bashku me deputetin Rashit Qalaj kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të votojnë projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë duke thënë se "bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar PDK-ja"

Deputetët e PDK-së në konferencë për media





Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj kanë akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policorë në Komisionin për Çështje të  Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetja Musliu në një konferencë për media ka thënë se bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar PDK-ja.

“Që nga 17 Nëntori me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kourumi që të votohet në parim ky projektligj dhe të dërgohet në Kuvend. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Musliu njoftoi se me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve, i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar.

“Përmes tij, do të rregullohen  dhe  përcaktohen  kushtet  dhe  kriteret  për  garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pensionin për zyrtarët policor të Policisë  së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit  Policor të Kosovës me autorizime policore  dhe familjarët e tyre”.

PDK i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti dhe deputetëve të Vetëvendosjes që të mbështesin miratimin e këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, deputeti Rashit Qalaj tha se PDK do të insistojë që ky projektligj të kalojë.

“Ky ligj t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyer dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, ka thënë Qalaj.

Po ashtu, PDK kërkon që qeveria të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës.

 





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika