PDK: Nuk do të ketë normalitet parlamentar pa u themeluar komisioni hetimor

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka ripërsëritur kërkesën e partisë së tij për themelimin e komisionit hetimor për energji, dhe se sipas tij, nuk do të ketë normalitet në Kuvend, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, në emër të krizës energjetike ka abuzuar me paratë e buxhetit të shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kërkesën e njëjtë sikurse në konferencat e fundit për media, ka kërkuar themelimin e komisionit hetimor për energji.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të lejojnë që kuvendi t’i zhvillojë punët në mënyrë të zakonshme. Sipas tij, nuk do të ketë normalitet përderisa nuk themelohet komisioni hetimor i kërkuar nga ta.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se në emër të krizës energjetike ka abuzuar me paratë e buxhetit të shtetit.

“Si PDK si iniciues i këtij komisioni në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqemi ndaj atij provokimi që pushteti ta korrigjojë kërkesën tonë. Ne kërkojmë hetim dhe ky do të jetë i pashmangshëm, nuk do të ketë normalitet pa e themeluar komisionin. Në emër të importit janë ndarë 125 milionë euro që nuk po tregohet si janë shpenzuar. Këto duhet të hetohen, ky refuzim i VV-së është dyshues”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për themelimin e një komisioni për energji që do të hetonte këtë sektor që nga viti 2006 e tutje e ka quajtur si tendencë për ta penguar kërkesën e opozitës.

Sipas Tahirit, VV-ja sa ishte në opozitë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për themelimin e ndonjë komisionit që do ta hetonte sektorin energjetik.

“Për 12 viteve asnjëherë VV-së nuk ka kërkuar komision hetimor parlamentar për keqpërdorimet që akuzojnë se kanë ndodhur, a sot ju doli gjumi? Tash ju ra ndër mend ta themeloni komisionin, nga viti 2006 e tutje. Nuk tërhiqemi dhe nuk do të ketë normalitet parlamentar pa u themeluar komisoni”, tha Tahiri.

Kuvendi i Kosovës

PDK ka kërkuar që seanca e Kuvendit të Kosovës të shtyhet derisa të gjendet një zgjidhje për themelimin e komisionit hetimor për energji.

Me këtë kërkesë të tyre nuk është pajtuar partia në pushtet, e cila ka vazhduar punimet në kuvend.

Duke e parë këtë, partitë opozitare kanë tentuar që përmes zhurmës së krijuar nga goditja e tavolinave dhe fishkëllimave ta pamundësojnë punën e kuvendit.

Kuvendi pastaj ka shkuar në pauzë deri në orën 12:30.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika