Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se papërgjegjshmëria e shumicës parlamentare dhe mosgatishmëria e kryeministrit Albin Kurti për një marrëveshje gjithëpërfshirëse po e çojnë vendin drejt një krize institucionale.
PDK ka theksuar se zgjedhja e presidentit nuk duhet të jetë lojë politike dhe se shumica parlamentare ka detyrimin kushtetues të sigurojë funksionimin normal të institucioneve.
Nga ana e tyre thuhet se Vetëvendosje ka dështuar të qeverisë me përgjegjësi, duke kandiduar një emër partiak pa koordinim me subjektet e tjera, ndërsa PDK ka qenë e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual për stabilitet institucional.
Sipas PDK-së, përgjegjësia për situatën bie mbi shumicën parlamentare, ndërsa vendi ka nevojë për lidership që vendos interesin e shtetit mbi atë partiak.