PDK zhvillon mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Fokus në krizën institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë mbi bllokadën institucionale pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe përgatitjet për procesin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale.

Në komunikatën për media, PDK ka vlerësuar se vendi ndodhet në një krizë serioze të funksionimit institucional, të cilën e cilëson si të rrezikshme për stabilitetin demokratik të Kosovës. Sipas partisë, përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi koalicionin e partive që kanë dalë të parat në zgjedhje – Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa – të cilat, siç thuhet, pa arritur shumicën e nevojshme parlamentare, po pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi, ka informuar Kryesinë për takimin që ka zhvilluar më 15 maj me Presidenten e Republikës së Kosovës, ku ka theksuar qëndrimin e tij se zgjidhja më e përshtatshme për tejkalimin e ngërçit është formimi i një qeverie të re nga partitë opozitare. Ai gjithashtu i ka kërkuar Presidentes që të adresojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e kandidimit për Kryetar/e të Kuvendit, me qëllim të sqarimit të pozicionit kushtetues dhe juridik të institucioneve në këtë fazë.

Po ashtu, në mbledhje u diskutua për përgatitjet organizative në kuadër të zgjedhjeve lokale. Krasniqi njoftoi Kryesinë për takimin e zhvilluar me kryetarët e degëve të PDK-së në nivel vendi, ku është diskutuar për dinamizimin e strukturave organizative dhe rritjen e gatishmërisë për sfidat zgjedhore që e presin partinë në terren.

Në përfundim të mbledhjes, Kryesia e PDK-së ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të refuzuar kërkesën për lirimin me kusht të z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi. Sipas PDK-së, duke marrë parasysh përfundimin e fazës së Prokurorisë dhe mungesën e rrezikut për ndikim në proces, lirimi i tyre me kusht ka qenë një kërkesë e arsyeshme dhe e bazuar në standardet ndërkombëtare të drejtësisë. Refuzimi i saj, siç thuhet në reagimin e partisë, përbën mohim të së drejtës themelore të të akuzuarve për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika