Peja ndahet me Purvisin e Spicerin

Drejtori Sportiv i KB Peja ka njoftuar se kanë ndërprerë kontratën me dy basketbollistët e ekipit, Purvesin dhe Spicerin. Sipas tij, nuk do të jenë të vetmit këta që shkëpusin kontratën, do të kenë edhe emra të tjerë

PURIV

Klubi i basketbollit Peja ka bërë ndryshime në skuadër pas formës së dobët në xhirot e fundit.

Drejtori sportiv, Arbër Elshani ka njoftuar përmes një postimi që Peja ka ndërprerë kontratën me Rodney Purvisin dhe Khaliq Spicerin, dy prej amerikanëve të skuadrës.

Ai ka thënë se mund të ketë edhe largime tjera.

Sipas Elshanit, Purvis e Spicer nuk do të luajnë në skuadrat tjera kosovare deri në fund të këtij edicioni.

Peja të hënën u mposht nga Bashkimi dhe tashmë ka mbetur prapa Yllit e Prishtinës në tabelë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika