Për 24 orë, raportohen tri raste të dhunës në familje

Në raportin e fundit nga Policia e Kosovës, evidentohen tri raste të dhunës në familje, që janë raportuar brenda një periudhe 24-orëshe

Foto ilustrim, dhunë në familje

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste të dhunës në familje në disa qytete të vendit.

Në rastin e parë, në Prishtinë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar sulmin fizik ndaj saj nga një burrë.

Edhe pse viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, autoritetet policore janë në kërkim të dyshuarit.

“Më datën 21.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. I dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në Gjakovë, një burrë është arrestuar për dyshimet se ka shkaktuar dhunë ndaj disa familjarëve.

Autoritetet e prokurorisë kanë vendosur dërgimin e tij në mbajtje për hetim të mëtejshëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimave kosovarë.  Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa në Malishevë, një grua është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, pasi është viktimë e dhunës psikike nga dy të dyshuarit kosovarë.

Pas intervistimit, ata janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare pas pranimit të tretmanit  mjekësor në  QKMF-Malishevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj,  dy të dyshuarit kosovarë në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në rastin e fundit në Obiliq, një burrë është arrestuar pas hetimeve që nga data 6 prill 2024 dhe i njëjti është dërguar në mbajtje pas hetimeve për dyshime të dhunës në familje.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika