Për dy ditë, një grabitje e armatosur dhe pesë vjedhje të rënda në Kosovë

Një grabitje e armatosur në një lokal në Prishtinë dhe pesë raste vjedhjesh të rënda brenda dy dite janë raportuar nga Policia e Kosovës

Ilustrim

Vetëm për dhjetë muaj të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pesë mijë vjedhje.

Ndërsa, në raportin e fundit të policisë bëhet e ditur se vetëm për dy ditë kanë ndodhur pesë raste të vjedhjes së rëndë dhe një grabitje e armatosur.

Në një rast në Prishtinë, një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në punë në një lokal, dy persona të maskuar me armë kanë kryer një grabitje të rëndë, duke iu larguar me një shumë parash në një motoçikletë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në  lokal, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një rast tjetër në Skenderaj, një mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arrit të marrin stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, autorët e kësaj vjedhjeje janë ende në kërkim, dhe rasti është nën hetime.

Ndërkaq, në fshatin Gjinoc-Suharekë, raportohet se më 16 dhjetor dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit në objektin fetar të xhamisë.

“Me 18.12.2023  është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar”, thuhet në Raportin 24-orësh të policisë.

Megjithatë, ata janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndryshe, para një dite, policia ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së rëndë në Obiliq dhe në Zveçan.

Lidhur me rastin në Obiliq janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Në Zveçan, një mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar kanë depërtuar brenda garazhës së tij dhe nga aty kanë kryer vjedhje.

Rasti, sipas policisë, mbetet në hetime.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika