Perëndimi kritikon zgjedhjet e rreme, Putini kërcënon NATO-n me “Luftën e Tretë Botërore”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se një konflikt i drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA do të nënkuptonte se planeti ishte një hap larg Luftës së Tretë Botërore. Ai, megjithatë, ka theksuar se askush nuk dëshironte një skenar të tillë

Gjersa, Perëndimi ka kritikuar zgjedhjet e rreme të Vladimir Putinit, ky i fundit nuk e la pa i dërguar një paralajmërim NATO-s.

“Një hap larg Luftës së Tretë Botërore”, ka thënë Putin, duke theksuar se çdo lëvizje e NATO-së do të rrezikonte një konflikte të drejtpërdrejt me Rusinë.

I pyetur për rreziqet e një konflikti në shkallë të gjerë NATO-Rusi , Putin ka thënë se “gjithçka është e mundur në botën moderne”.

Këto komente të autokratit rus erdhën pas pretendimeve për një fitore në zgjedhjet presidenciale, me mbi 87 për qind të votave.

E Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe e vende të tjera kanë thënë se votimi nuk ishte as i lirë dhe asi i drejtë për shkak të burgosjes së kundërshtarëve politik dhe censurës.

“Zgjedhjet e Rusisë ishin zgjedhje pa zgjedhje”, ka thënë kryediplomatja gjermane, Anna Baerbock.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika