Përfshihet nga zjarri një biznes në Tiranë, dërgohen në spital dy persona

Këtë të shtune është përfshirë nga zjarri një biznes në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll

Ilustrim

Të shtunën e 31 dhjetorit, është përfshirë nga zjarri një biznes në rrugën “Elbasani”, në Tiranë.

Në këtë ngjarje, tymi ka shkaktuar shqetësime te banorët e zonës, ku si pasojë një grua dhe fëmijë janë dërguan në spital për kontroll.

Njoftohet se në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll.

Fillimisht zjarri është shkaktuar në panelin elektrik të pallatit, e më pas ka nisur të përhapet.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura dëmet që janë shkaktuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika