Përfshihet nga zjarri një objekt banesor në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një objekt banesor në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:45 në rrugën “Ukshin Hoti”, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika