Të mërkurën është përkujtuar tragjedia e 12 nëntorit 1999, kur 24 civilë të misioneve humanitare humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Kombeve të Bashkuara në veri të Kosovës.
Aeroplani po vinte nga Roma, duke sjellë personel dhe ndihma humanitare për vendin e sapodalë nga lufta.
Misioni i UNMIK-ut ka theksuar rëndësinë e këtij humbjeje për komunitetin ndërkombëtar.
“Në mëngjesin e ftohtë dhe me mjegull të 12 nëntorit 1999, një aeroplan me punonjës ndërkombëtarë humanitarë dhe ndihmës nga e gjithë bota, duke fluturuar nga Roma për në Prishtinë (Fluturimi 3275), nuk arriti kurrë në aeroport. Pak minuta para uljes, fluturimi u rrëzua në Shalën e Bajgorës, duke marrë jetën e të gjithë 24 personave në bord dhe duke tronditur komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.