Përleshje me thikë në Shëngjin, plagoset një 50-vjeçar nga Kosova

Në Shëngjin, mbrëmjes e së enjtes ka ndodhur një përleshje me thikë, ku ka rezultuar në plagosjen e një 50-vjeçari nga Kosova, i cili është dërguar për trajtim shtesë në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar

Një 50-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur pas një përleshje me thikë mbrëmjen e së enjtes në Kune të Shëngjinit.

Ngjarja ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër 66-vjeçar, i cili gjithashtu është shtetas i Kosovës dhe siç ka raportuar Top Channel, ai është arrestuar menjëherë pas përleshjes.

Si pasojë e sulmit, 50-vjeçari ka pësuar një plagë në zemër dhe ishte transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës që t’i jepet ndihma e parë mjekësore.

Por, për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai është dërguar për trajtim shtesë në Tiranë.

Detaje të tjera rreth ngjarjes dhe arsyet e përleshjes nuk janë bërë publike akoma, por autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika