Përleshje në Prishtinë: Katër të lënduar, njëri i goditur me thikë – tre të arrestuar

Katër persona janë plagosur, njëri prej tyre me thikë, pas një rrahjeje të ndodhur të enjten në rrugën "Agim Deva" në Prishtinë.

Ilustrim

Katër persona janë plagosur pas një rrahjeje të ndodhur të enjten pasdite në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë. Një nga të lënduarit është goditur me thikë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime nga përleshja.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, kur disa persona u përfshinë në një konflikt fizik që përfundoi me plagosje.

 “Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona, njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika