Përmbyllet rinumërimi i votave në 11 komuna

Ilustrim

Njëmbëdhjetë komuna të Kosovës kanë përmbyllur në tërësi procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve, pas vendimit të KQZ-së që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Dukagjinin ka bërë të ditur se deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar rreth 45 për qind e vendvotimeve, apo 1142 nga 2557 sa janë në total që do t’i nënshtrohen këtij procesi.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 22 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 45% apo 1,142 nga 2,557 vendvotime”, ka thënë ai.

Komunat në të cilat është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave për kandidatë janë Dragashi, Kaçaniku, Leposaviqi, Prizreni, Skenderaj, Shtimja, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Zveçani e Juniku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që deri në fund të këtij muaji të përmbyllë në tërësi procesin e rinumërimit të votave për kandidatë, e më pas në fillim të shkurtit kanë thënë se planifikojnë të shpallin rezultatet përfundimtare.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika