“Përplasja” mes Osmanit dhe Kurtit dyshohet të jetë për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës.

Nga ajo që ka kapur kamera e KosovaPress-it, Osmani dhe Kurti shihen të jenë më të tensionuar se zakonisht.

Madje, edhe gjuha e tyre trupore duket sikur e konfirmon se mes tyre mund të ketë pasur tension ose mospajtim për ndonjë çështje të caktuar.

Gjithçka ndodhi gjatë ditës së sotme (e enjte) të 21 dhjetorit në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

E pyetur për këtë, Osmani tha se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.

“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika