Përplasje të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ku po raportoheT për Kosovën, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në fjalën e saj ka akuzuar Serbinë për destabilizim të rajonit dhe si marionet të Rusisë

Këshilli i Sigurimit

Ministrja Gërvalla, ka thënë se Kosova i ka rezistuar asgjësimit serb, por sipas saj, “Serbia ka zgjedhur të jetë satelit i Rusisë”.

Elita politike në Beogradit janë “të njëjtit zyrtarë të kohës së Milloveshiqit’’, ka thënë ajo në fjalën e saj.

”Kurrë s’kanë kërkuar falje për krime të luftës. Por, i glorifikojnë si hero. Supremacia serbe është e gjallë. Serbia vazhdon të destabilizojë rajonin, e jo vetëm Kosovën”.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Masakrat e fundit të Rusisë në Bucha të Ukrainës, janë të ngjashme me ato që Serbia ka kryer në Kosovë ku njëra ndër to është ajo në Mejë të Gjakovës.

Ajo gjithashtu është shprehur se kohëve të fundit policia e Kosovës e cila është multietnike, është sulmuar për disa dit rresht dhe se këto sulme ‘’po vinë nga territori serb’’ dhe se ato po i lejon vet presidenti serb, Aleksanda Vuçiq.

E para e diplomacisë së Kosovës ka thënë se Serbia dhe Rusia mbesin rreziqet më të mëdha në rajon, duke potencuar edhe furnizimet ushtarake që merr rregullisht nga Rusia, por edhe nga Bjellorusia dhe se ushtria serbe është e ‘’gatshme për të sulmuar jo për t’u mbrojtur’’.

Ajo ka shtuar se për të dialoguar, Serbia me Kosovën duhet të pranojë realitetin, “njohjen e Kosovës”.

“Kosova është komb paqedashës, legaliteti i pavarësisë së cilës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe njohur nga shumica demokratike e botës. Nuk ka asgjë për të humbur ose frikësuar nga njohja e Kosovës. Por për të fituar shumë. Një Evropë më të sigurt”, ka deklaruar Gërvalla.

Qeveria e Republikës së Kosovës

Ajo ka përmendur edhe dërgimin e trupave ushtarake serbe në kufijtë e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar, kur Kosova morri vendim për reciprocitet të targave me Serbinë.

“Vuçiq dërgoi trupa në kufijtë tonë për shkak të targave”.

Mirëpo, ajo tha se populli i Kosovës ”ka bërë zgjedhjen e tij shumë kohë më parë’’.

‘’Ne jemi të orientuar nga Perëndimi. Kosova është realitet i njohur tashmë. Nga vendet e BE-së, botës e NATO-s. Kosova ka pasur rritje ekonomike më të madhe se 10 për qind në vitin e kaluar. Kosova është bërë modë për t’u ndjekur në rajon”, është shprehur ajo.

Gërvalla ka folur edhe për misionin e OKB-së në Kosovë, UNMIK.

“UNMIK-u nuk ka më rol në jetën e qytetarëve dhe vendit. Kosova është shtet sovran dhe po përmbush obligimet ndaj qytetarëve tonë. Dhe është partner që i mbështet partnerët tonë në botë”.

Përplasje titanësh

Për përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në KS, misioni i UNMIK-ut është përmbushur dhe se më nuk është i nevojshëm, andaj ai i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel por që, për qëllim kanë ‘’njohjen e ndërsjellë”.

Është koha të reduktojmë këto seanca në baza një vjetore sepse qëllimit të saj i ka skaduar afati ka thënë diplomati amerikan.

Përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB

‘’Uraniumi i varfëruar’’ u bë shkak i përplasjes mes përfaqësuesit të SHBA-ve dhe ati rus, pasi që ky i fundit ia përmendi bombardimet e NATO-s në Kosovë, duke i thënë se “ato janë bërë me uranium të varfëruar dhe ka krijuar radiacion”.

Por, përfaqësuesi i SHBA-së i ka quajtur gënjeshtra pretendimet e Rusisë.

“Filloi me informacione të rreme që i presim fatkeqësisht nga delegacioni rus këto ditë, që përdori termin uranium i varfëruar dhe radiacion’’.

“Por, i kemi parë drejtpërdrejt pamjet nga Bucha e Mariupol që nuk besoj se mund t’i shohë asnjë rus. Të jesh nga delegacion i një shteti që ka krijuar këto pamje nuk besoj se mund të mbajë dikush ligjërata për të drejtat e njeriut”, ka thënë ai.

Nën anën tjetër, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB, në fjalimin e tij ka përshëndetur pjekurin e Kosovës dhe institucioneve të saj por ka shtuar se mos-lejimi i zgjedhjeve të fundit serbe në Kosovë përbënë një përjashtim në këtë kontekst.

Ai madje ka potencuar se raportimet që kanë ardhur nga Rusia se Britania e Madhe ka dërguar armë anti-tank në Kosovë janë të pabaza.

“Britania e Madhe mbështet që Kosova të zhvillojë forcat e saj vetanake ushtarake”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika