Përsëri alarm për mjet shpërthyes në rektoratin e UP-së

Policia e Kosovës rreth orës 12:00 ka pranuar informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë

Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP), përsëri është bërë cak i dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Të martën në mesditë, në adresë të Rekotratit të UP-së ka ardhur një email përmes adresës elektronike për një alarm se brenda objektit është vendosur një bombë apo mjet tjetër shpërthyes.

Këtë rast e ka konfirmuar për Portali D, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë këtë informatë Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të marrë veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën.

Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka deklaruar ajo.

Një alarm i ngjashëm kishte ardhur në adresën e Rektoratit më datën 17 maj të këtij viti, por i njëjti kishte rezultuar alarm i rremë.

Alarm për mjet shpërthyes kishte edhe më datën 18 maj të këtij viti, në shkollën “Xhevdet Doda” të Komunës së Prishtinës, i cili po ashtu doli se ishte alarm i rremë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika