Përsëri alarm për mjet shpërthyes në rektoratin e UP-së

Policia e Kosovës rreth orës 12:00 ka pranuar informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë

Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP), përsëri është bërë cak i dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Të martën në mesditë, në adresë të Rekotratit të UP-së ka ardhur një email përmes adresës elektronike për një alarm se brenda objektit është vendosur një bombë apo mjet tjetër shpërthyes.

Këtë rast e ka konfirmuar për Portali D, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë këtë informatë Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të marrë veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka deklaruar ajo.

Një alarm i ngjashëm kishte ardhur në adresën e Rektoratit më datën 17 maj të këtij viti, por i njëjti kishte rezultuar alarm i rremë.

Alarm për mjet shpërthyes kishte edhe më datën 18 maj të këtij viti, në shkollën “Xhevdet Doda” të Komunës së Prishtinës, i cili po ashtu doli se ishte alarm i rremë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika