Përsëri dështon seanca fillestare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Në Gjykatën Themelore të Pejës ka dështuar përsëri të mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Shkak për dështim është bërë ankesa e mbrojtjes së të akuzuarve se akoma nuk janë pajisur me të gjitha provat e prokurorisë. Avokati Sylë Lokaj ka thënë se deri të premten i kanë marrë vetëm tri dëshmi. E nga prokuroria janë sqaruar se të gjitha provat u vendosën në sistem, mirëpo ishin vet avokatët që me vonesë i lajmëruan problemet që kishin

Malësor Mehmetaj ka ardhur të martën në Gjykatën Themelore të Pejës, për të marrë pjesë në seancën fillestare, ku babai dhe dy vëllezërit e tij, po akuzohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Megjithatë, ai u detyrua të kthehej prapa, pasi seanca përsëri dështoi të nis.

Shkak u bë ankesa e avokatit Sylë Lokaj, sipas të cilit, mbrojtja ende nuk i ka të gjitha provat e rastit në dispozicion.

“Deri ditën e premte i kemi marrë vetëm tri dëshmi të cilat i kemi kërkuar nga prokurori. Ndërsa dëshmitë e tjera nuk i kemi pranuar. Unë dje i kam bërë një kërkesë me shkrim gjykatës dhe kam kërkuar që me e ftu prokurorin e shtetit që me na i dorëzu edhe provat e tjera”, ka thënë Lokaj.

Lokaj u ankua gjithashtu se disa nga provat e pranuara kanë qenë të paqasshme.

Por, një verzion ndryshe nga ky i Lokajt e kanë në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi thotë se të gjitha provat janë vendosur në sistem.

“Ne shprehim shqetësimin se kjo çështje nga mbrojtësit është shfaqur dy ditë para se të mbahet seanca. Ka pasur kohë rreth 14 ditë që mbrojtësit ta shprehin këtë shqetësim. Mirëpo, siç e thashë ky pretendim i tyre do të verifikohet dhe njëkohësisht do t’u sigurohen të gjitha provat, të cilat sipas tyre nuk janë të lexueshme dhe nuk po mund t’i gjejnë”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka treguar se do t’i ftojnë në prokurori avokatët e të pandehurve, në mënyrë që t’i qartësojnë me ta pretendimet për mungesën e provave.

Për të njëjtat arsye, seanca kishte dështuar të mbahej edhe më 24 maj.

Në këtë rast, babai Halil Mehmetaj, me dy djemtë, Kastriotin dhe Kreshnikun, po akuzohen për vrasjen e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit, më 26 nëntor të vitit 2021 në Gllogjan.

SIpas aktakuzës së ngritur në muajin maj të këtij viti, prokuroria beson se cak i sulmit ka qenë shoferi i autobusit.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë proceduar 86 persona dhe janë analizuar mbi 40 video-incizime nga Gjakova e deri në Gllogjan.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika