Përsëritet fatkeqësia në një familje, gjendet i vdekur 14-vjeçari në lumin e Semanit

Është gjendur i vdekur një 14- vjeçar, që ishte zhdukur gjatë së mërkurës së 10 gushtit në lumin e Semanit

Lumi Semanit në Shqipëri

Të enjten e 11 gushtit, është gjetur trupi i pajetë i një 14-vjeçari që ishte zhdukur gjatë të mërkurës së 10 gushtit. Trupi i tij është gjetur në lumin e Semanit në Shqipëri.

Sipas policisë, ata kishin arritur që fillimisht t’i gjenin vetëm rrobat e viktimës, derisa më pas kanë arritur që ta gjejnë edhe trupin e pajetë.

Ndërsa, sipas rrëfimeve të fqinjëve të viktimës, kjo nuk është tragjedia e parë për familjen e tij, sepse kjo familje e kishte përjetuar edhe para 10-vjetësh një fatkeqësi të tillë ku e kishte humbur dhe një djalë, i cili ishte mbytur në të njëjtin vend.

Sipas dyshimeve, 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika