Sot, më 28 Nëntor, në Prizren u përurua shtatorja e Heroit të Kombit, Tahir Sinani teksa ceremonia u mbajt në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe përvjetorin e daljes publike të UÇK-së.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, vlerësoi lartë figurën e Tahir Sinanit.
Berisha, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Sinani ishte fytyrë emblematike e UÇK-së.
“Si iniciativë ka rrjedhë nga gjeneralit “Babushi” në bashkëpunim me bashkëluftëtarëve të Tahir Sinanit dhe degës së OVL-së në Prizren. Figura e Tahir Sinanit është gjithë dimensionale, ai vinte nga Shqipëria por e ndjeu obligim bashkimit të UÇK-së ku edhe u emrua komandant i zonës së Pashtrikut. Obligimin kombëtar e vazhdoi edhe pas luftës së UÇK-së në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”.
“Nuk ka koment për të pasi ishtë një prej strategëve dhe ftyrë emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që shpiu luftën çlirimtare të Kosovës në beteja e ofensiva të ndryshme që shpiu në çlirim”, tha Berisha.