Përzgjidhet Abetarja mbarëkombëtare

Nga 1 shtatori, të gjithë fëmijët që nisin klasën e parë në Kosovë dhe Shqipëri, do të mësojnë nga e njëjta abetare, botim i përbashkët i shtëpive botuese, 'Pegi' në Shqipëri dhe 'Dukagjini' në Kosovë

Shtëpitë botuese ‘Pegi’ nga Shqipëria dhe ‘Dukagjini’ nga Kosova janë shpallur fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët, mbarëkombëtare.

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Përzgjedhja e shtëpive botuese fituese është bërë më 31 maj. Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë të tilla shtëpitë e tjera botuese, raporton Rtk.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.

Rrugëtimi drejt një Abetareje

Më 26 nëntor 2021, Shqipëria dhe Kosova morën vendim për bashkëpunim në fushën e arsimit, përsëri duke bashkëpunuar për një abetare të re.

Ndërkaq, më 21 dhjetor të po atij viti, ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, së bashku me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, kishin nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetareje të përbashkët në dy shtetet.

Më 28 janar të vitit 2022, Ministria e Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, kishin hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës.

Kështu kishte bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Një gjuhë, një Abetare…Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës”, kishte shkruar Nagavci.

Ajo kishte ftuar shtëpitë botuese nga të dyja shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Historiku i Abetares unike

Abetarja mbarëkombëtare ishte promovuar si ide, ne takimin e përbashkët mes dy qeverive, në Prizren, nga kryeministri i atëhershëm në Shqipëri, Sali Berisha dhe ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksti fitues për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë ishte përzgjedhur më 24 prill të vitit 2012.

Abetare kjo që kishte katër bashkautorë, Shezai Rrokajn dhe Mimoza Gjokutajn nga Shqipëria, si dhe Islam Krasniqin dhe Saranda Kumonova-Pozhegun nga Kosova.

Ndërkaq, në këtë ceremoni, pas bërjes së abetares së përbashkët, Shqipëria dhe Kosova ishin dakorduar që në vazhdimësi të ketë edhe unifikim të teksteve të tjera shkollore.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika