Pesë shkolla në Gjakovë nisin procesin mësimor të enjten

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës kanë hapur dyert për nxënësit e tyre, duke ndërprerë kështu grevën e cila ka dy javë që ka nisur

Ilustrim

Në komunën e Gjakovës, të enjten e 15 shtatorit, pesë shkolla do të nisin procesin mësimor.

Kshtu ka bërë të ditur Drejtoria e Arsimit në këtë komunë. Sipas kësaj drejtorie dyert do të hapen për nxënësit në këto shkolla, “Mustafa Bakija”, “Fan. S. Noli” në Dujakë, “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe “Yll Morina”.

“Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjakovës është informuar zyrtarisht nga drejtorët e pesë shkollave se mësimi fillon sot, më 15 shtator. Shkolla fillore ‘Mustafa Bakija’, ‘Fehmi Agani’ cikli i ulët,  ‘Emin Duraku’ cikli i ulët, ‘Yll Morina’ pjesërisht dhe ‘Fan S.Noli’ fshati Dujakë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është shprehur falënderuese ndaj mësimdhënësve të Komunës së Gjakovës, të cilët kanë vendosur t’i japin fund grevës, dhe me këtë rast të fillojë mësimi në disa shkolla të kësaj komune.

“I falënderoj mësimdhënësit e Gjakovës dhe të gjithë ata mësimdhënës kudo në Kosovë, që e kanë kuptuar drejt situatën, kërkesën tonë për fillimin e mësimit dhe veprimet serioze që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar situatën financiare të të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësit dhe familjet e tyre”, ka shkruar ministrja Nagavci në Facebook.

Tutje, Nagavci u ka bërë thirrje edhe mësimdhënësve të tjerë që t’i kthehen procesit mësimor.

Ajo theksoi se Ligji për pagat këtë javë do të dalë në debat publik dhe përmes tij, do të përmirësohet situata në arsim.

“Duke e respektuar të drejtën e secilit për pagë më të mirë e jetë më të dinjitetshme në Kosovë, ju siguroj edhe njëherë se jam skajshmërisht e përkushtuar që të bëjmë më të mirën brenda mundësive që kemi. I mirëkuptoj kërkesat tuaja dhe ju kam në vëmendje të vazhdueshme, por dialogu social mund të vazhdojë tutje edhe pa e dëmtuar të ardhmen e fëmijëve”, ka thënë Nagavci.

Tri shkolla nga Komuna e Gjakovës pritet t’i japin fund grevës dhe ta fillojnë mësimin.

Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: Shkolla Fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë dhe shkolla “Emin Duraku”.

Në njoftimin e shkollës “Mustafa Bakija” thuhet se përkundër ndërprerjes së grevës, mësimdhënësit e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre, dhe se janë të zhgënjyer nga takimi i fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist.

Takimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist nuk pati asnjë rezultat. Të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën duke thënë se nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, të cilat do të mund të prodhonin kompromis dhe ta ndalnin grevën.

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 50 euro për punëtorët e sektorit publik, kurse kërkesë e sindikatave në takimin e fundit ishte që kjo shumë të rritej në 80 edhe pse kërkesa fillestare ishte 100, por ky “lëshim”, sipas sindikatave, është bërë për ta arritur një kompromis.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tyre dhe nuk e ka shtuar shumën e kërkuar nga sindikatat.

Greva e sindikalistëve është duke u mbajtur nga 25 gushti i këtij viti, dhe ende nuk ka ndonjë marrëveshje me qeverinë që do të mundësonte fillimin e mësimit.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika