Petkoviq: Gjithçka që bën Kurti tregon se është kundër Asociacionit

"..Kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është e qëndrueshme dhe nuk do të kërcënojë mbijetesën e popullit në Kosovë. Gjithçka që bën Kurti tregon qartë se ai nuk dëshiron të formojë Asociacionin", thotë Petkoviq

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, i cili morri pjesë në takimin e sotëm në Bruksel ku u diskutua për çështjen e dinarit, tha se kryeministri Albin Kurti, çdo veprim që e merr e bën për shkak se është kundër themelimit të Asociacionit.

“Albin Kurti me gjithçka që bën tregon qartë se nuk dëshiron të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha ai pas takimit në Bruksel.

Siç raportojnë mediat serbe, Petkoviq ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje që nuk e rrezikon “mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Ne jemi këmbëngulës në gjetjen e një zgjidhjeje që serbët të marrin rrogat dhe pensionet…Nëse Kurti ndalon transportin e dinarëve dhe pengon funksionimin e Bankës së Kursimeve Postare, lind pyetja se si do t’i tërheqin njerëzit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është e qëndrueshme dhe nuk do të kërcënojë mbijetesën e popullit në Kosovë. Gjithçka që bën Kurti tregon qartë se ai nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, thotë Petkoviq.

Ndryshe, në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët në mes të ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Rezultatet nga ky takim nuk janë ende të qarta, raporton REL.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Sipas BE-së, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb, dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia.

Para takimit trepalësh, Lajçak u takua me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas, emisari evropian u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Kosova nuk ka dashur që në këtë takim të dërgojë nivel politik, sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para të gatshme nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika