Pezullohet pëlqimi mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë më zëvendësministrin e këtij dikasteri Avni Zogiani, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se Ministria ka pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e inceneratorit, në Varosh të Ferizajt

Liburn AliuMinistër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një konferencë për media

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.

Ai tha se ministria që drejton, në dhjetor të vitit të kaluar i kishte lëshuar pëlqimin mjedisor një kompanie për incenerator në fshatin Varosh të Ferizajt, për djegien e rreth 100 mijë tonë mbeturinave në vit.

Kjo, sipas tij, ishte bërë në kundërshtim të rregullave, sepse sipas tij do ta dëmtonte ambientin.

Aliu tregon se kjo kompani i ka zënë në befasi, pasi vetë nuk ishte paralajmëruar se dikush posedon pëlqim mjedisor për ndërtimin e një inceneratori.

“Në maj befas na vjen një kompani dhe thotë se ne kemi marrë pëlqim nga ju për trajtim termik të mbeturinave, e po ashtu kemi marre leje ndertimore në Komunën e Ferizajt dhe në Ferizaj do të ndërtojmë incerinator” ka thënë ministri Aliu.

Ministri Aliu tregon se nuk ka qenë në dijeni që një kompanie i është lëshuar pëlqim mjedisor për ndërtimin e një inceneratori. Pas auditimit që ministria ka bërë, Aliu tregon që komisioni i cili e ka lëshuar pëlqimin, është shkarkuar.

 

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika