Plani i paqes në Ukrainë, Macron dhe Zelenskyy biseduan edhe me Witkoff

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, në përpjekje për të siguruar mbështetje të fuqishme evropiane në një moment kur Uashingtoni po i kërkon Kievit të pranojë një plan paqeje për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.

Gjatë takimit në Paris, të dy liderët diskutuan mbi ecurinë e negociatave dhe mundësitë për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Sipas Pallatit Elysee, Macron dhe Zelensky zhvilluan gjithashtu bisedime me Witkoff dhe me kreun e ekipit negociator ukrainas, Rustam Umerov.

“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani shumë varet nga angazhimi i secilit udhëheqës. Sot do të kemi bisedime edhe me liderë të tjerë”, shkroi Zelensky në platformën X.

Ndërkohë, konsultimet e fundit në Florida kishin si qëllim përpunimin e detajeve të planit amerikan të paqes. Palët pjesëmarrëse e konsideruan takimin si produktiv, edhe pse pranuan se një sërë çështjesh të vështira mbeten ende të hapura.

Rustam Umerov, që udhëhoqi delegacionin ukrainas në Florida, i përshkroi bisedimet si të rëndësishme dhe sfiduese, por gjithsesi produktive. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili udhëheq ekipin amerikan së bashku me Witkoff, theksoi se kërkohen përpjekje të mëtejshme dhe se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të ketë miratimin e Rusisë.

Megjithë presionet ndërkombëtare për uljen e tensioneve, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka shfaqur gatishmëri për kompromis, ndërkohë që forcat ruse vijojnë ofensivën në terren dhe bombardimet ndaj qyteteve ukrainase.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika