Plani i Ramës për “betonizim të ‘Kalabrisë'”, Stacioni i Autobusëve “u dha për ndërtim të lartë”

Plani rregullues për lagjen “Kalabria” në Prishtinë është miratuar nga Kuvendi Komunal. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është kundër këtij plani, duke argumentuar se po tentohet të “betonizohet” lagjja dhe se Stacioni i Autobusëve "është dhënë" për ndërtim të lartë

Gjatë së hënës Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar planin rregullues për lagjen “Kalabria”.

Për këtë plan të kryetarit, Përparim Rama, janë kundër Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ku në “FIVE” të Dukagjinit asamblesitja e kësaj partie, Gresa Lahu, ka thënë se me këtë plan po tentohet të “betonizohet” lagjja “Kalabria” dhe se Stacioni i Autobusëve “është dhënë për ndërtim të lartë”.

“Fatkeqësisht ishte një seancë maratonike ashtu që tentohet të përmirësohet plani për lagjen Kalabria, PDK-ja pati përpjekjet e saja për përmirësim të këtij plan. Ne nuk kishim kundër në tret të planit rregullues, por ishim kundër tjetërsimit të pronës publike për betonizim. Dje Stacioni i Autobusëve u dha për tokë, për ndërtim të lartë. Toka e qyteti e Komunës e cila është pronë komunale, që i takon qytetarëve të saj dje iu dha një grup bizneseve, personave apo grupeve të caktuar për ndërtim.

Realisht, kjo është ajo çka kemi kërkuar të mos shtyhet përpara. Kemi kërkuar me ngulm që kjo pjesë të rishqyrtohet edhe një herë. Hapësira publike, tokat komunale mos të shfrytëzohet për diçka të tillë. Po ja që fatkeqësisht ndodhi nga plani që është sjellë nga Rama dhe me përkrahje të VV-së”, ka thënë Lahu.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika