Plani për vrasjen e Albin Kurtit, flet njohësi i sigurisë Avni Islami

Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami ka theksuar se Institucionet e Kosovës, duhet të deklarohen për shkallen e rrezikshmërisë, sepse raste të tilla mund të ketë edhe në të ardhmen

Njohësi i sigurisë, Avni Islami





Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami, tha se nëse një herë ka tentativë për atentat ndaj Albin Kurtit, Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, kjo mund të ndodh edhe në të ardhmen ndaj figurave kryesore politike.

Mediumi shqiptar “A2News” raportoi se është publikuar një dokument nga hakerët iranianë, që thotë se është planifikuar një atentat për ta ekzekutuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më pas Ismet Haxhën, ish-anëtarin e Shërbimit Informativ të Kosovës, si dhe Xhavit Halitin, deputetin e PDK-së.

Për këtë raportim Avni Ismami, njohës i sigurisë në një bisedë në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, ka deklaruar se është ende herët të japim verzione se cilat kanë qenë arsyet dhe a do të mund të ndodhte kjo.

Por, ai e ka quajtur lajm senzacional dhe të rëndësishëm këtë, pasi sipas tij, nëse në një kohë të caktuar është planifikuar të eliminohen figurat e rëndësishme politike të Kosovës, nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë tentativa të tilla për të eliminuar figura politike dhe ish pjesëtarë të UÇK-së.

Islami ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të merren seriozisht me rastin dhe të deklarojnë shkallën e rrezikshmërisë.

A2News ka bërë të ditur se i dyshuari për të kryer këtë plan thuhet se ishte Prek Kodra, ekspert në përdorimin e snajperit.





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika