Platforma “Liria ka Emër” në vizitë në Maqedoninë e Veriut, merr mbështetje të fuqishme nga Ali Ahmeti për Marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë realizuar sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të takimeve me veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare dhe përfaqësues politikë shqiptarë në rajon.

Vizita e parë u zhvillua me Ali Ahmetin, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili u njoftua nga përfaqësuesit e platformës me misionin e “Liria ka Emër”, aktivitetet e deritanishme dhe mobilizimin e gjerë qytetar për Marshin e madh “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Gjatë takimit, Ali Ahmeti theksoi rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj kauze, duke nënvizuar se drejtësia për çlirimtarët është pjesë e dinjitetit kolektiv të shqiptarëve.

“Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, e domosdoshme dhe historikisht e pastër. Ata që udhëhoqën dhe mbrojtën këtë luftë nuk mund të mbahen peng i padrejtësive politike. Vendi i tyre është në shtëpi, pranë familjeve dhe popullit të vet, dhe ata duhet të kthehen sa më parë”, tha Ahmeti.

Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, theksoi se mobilizimi po rritet çdo ditë dhe se marshi i 17 shkurtit do të jetë shprehje e një zëri të fuqishëm qytetar.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika