Plenkoviç: Kroacia po ndihmon Ukrainën me ndihmë të re ushtarake prej 30 milionë eurosh

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka bërë të ditur për rëndësinë e takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke shprehur angazhimin e vendit të tij në ofrimin e mbështetjes ndaj Ukrainës. Plenkoviç ka përmendur se gjatë këtij takimi, është diskutuar një gamë e gjerë temash dhe planeve për të ndihmuar Ukrainën në shumë aspekte

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka theksuar se ka pasur një takim edhe me Volodymyr Zelenskin, duke i ofruar edhe një herë mbështetje dhe ka theksuar se Kroacia do të ndihmojë në deminimin.

“Ne kemi një iniciativë së bashku me prokurorët ukrainas, kështu që do të ndajmë përvojën edhe në atë fushë. Diskutuam edhe nismën për shfrytëzimin e porteve kroate për eksportin e drithit dhe do të vazhdojmë me ndihmën politike dhe ushtarake. Në mbledhjen e Qeverisë të hënën do të kemi një paketë të re ndihme për Ukrainën prej rreth 30 milionë eurosh, ndërsa më herët kemi dhënë 160 milionë euro. Pra, dalëngadalë po i afrohemi asaj shifre prej 200 milionë eurosh”, ka thënë Plenkoviç.

Ai zbuloi se në takimin në Athinë është diskutuar për një këst të ri të mbështetjes prej një miliardë e gjysmë euro nga fondet e BE-së.

“I gjithë qëndrimi këtu ishte shumë i dobishëm dhe është mirë që takohemi në këtë mënyrë”, ka shtuar ai.

Ai vuri në dukje ndihma të mëtejshme politike, ekonomike, ushtarake dhe humanitare dhe përdorimin e porteve kroate për eksportin e drithërave.

Ukraina është mirënjohëse për ndihmën dhe se “çështja është që ky të jetë një tranzit përmes Kroacisë drejt vendeve të treta”.

Ndërsa, në fund, ai ka thënë se nuk e kanë përmendur presidentin Zoran Milanoviq dhe qëndrimet e tij.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika