“Plumba, armë, gjak, viktima”, ish-zëdhënësi i Policisë rrëfen se çka u gjet në vendin e ngjarjes

Refki Morina, kolonel i pensionuar i Policisë së Kosovës, ka shpalosur detaje se çka është gjetur në vendin e vrasjes së policit të Kosovës dhe të UNMIK-ut më 23 mars të 2004-tës.

Morina theksoi se gjurmat që gjenden në vendin e krimit janë ato që flet, dhe Gjykata vendos pastaj. Morina tha se te trazirat e marsit të 2004-tës janë gjetur prova materiale qoftë plumba, gëzhoja, armë në vetura të tyre si dhe gjak e viktima.

“ Prova materiale janë ato që Gjykata vendos. Gjurma në vendin e ngjarjes është ajo që flet. Ajo nuk do të thotë se predha flet me vendin e ngjarjes, por eksperti flet me predhën. Drejtimi i armës, gjurmët e gjakut, gjurmët e tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes, armët që janë gjetur në veturat e tyre. Ekzamenimet e armëve se kanë mundur të përdoren edhe në raste të tjera, në Pejë ose vende të tjera. Ekzaminimet e armëve janë përdorur në rastin në Llozhan”, theksoi Morina.

Morina tha se pas trazirave të marsit, ka pasur kontrolle të vazhdueshme nga UNMIK-u te personat e dyshuar që kanë rastisur në rrugë të ndryshme të vendit.

“Pas ngjarjeve të marsit, ka qenë një kontroll ku janë kontrolluar edhe pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës dhe të UNMIKut kanë bastisur persona të dyshuar”, theksoi Morina.

“Vetë fakti se 108 plumba të shkrepur, i bie që ata kanë qenë të armatosur. Atyre iu është gjetur arma. Dhe ata kanë pasur frikën se do të arrestohen. Agroni ka qenë i njohur edhe për UNMIK-un, edhe për Shërbimin Policor të Kosovës. Ata i kanë nxitur të jenë më të ashpër, më agresivë, sepse veturën e tyre ka pasur armë. Ka pasur edhe raste të tjera, ato armë kanë qenë edhe në raste të tjera. Ata kanë shtënë në uniform dhe ka qenë si nxitje e parë”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika