Po rindërtonte Hezbollahun, derisa një raketë izraelite e gjeti në Bejrut: Vrasja e Haytham Ali Tabatabai nga Izraeli

Më 23 nëntor 2025, një sulm ajror i Izraelit në Beirut eliminoi Haytham Ali Tabatabain, shefin e shtabit ushtarak të Hezbollahut, një prej figurave më strategjike të organizatës që pas përfundimit të luftës së vitit 2023–2024 ishte angazhuar në rindërtimin e kapaciteteve të grupit.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë The Wall Street Journal, raportuan se Tabatabai luante rol kyç në riorganizimin e forcave në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes së nëntorit 2024, që kërkonte tërheqjen e Hezbollahut në veri të lumit Litani dhe çarmatosjen e tij nga qeveria libaneze.

Shtëpia e Bardhë mbështet Izraelin pas vrasjes së shefit ushtarak të Hezbollahut në Bejrut

Gjatë vitit të fundit, Tabatabai kishte ndihmuar në rikrijimin e mijëra luftëtarëve të humbur gjatë konfliktit, kishte trajnuar komandantë për operacione dhe kishte përgatitur grupet elitare për skenarë të rinj luftarakë. Vrasja e tij erdhi në një periudhë të sulmeve pothuajse të përditshme izraelite në zonat jugore të Libanit, të shoqëruara me akuza se Hezbollah po shkel kushtet e armëpushimit.

Ndërkohë, ndërhyrja e Forcave të Armatosura Libaneze ka rezultuar në sekuestrimin e afro 10,000 raketave dhe qindra raketave antitank, por kryesisht vetëm në rajonet jugore.

Mbetet e paqartë nëse çarmatosja mund të shtrihet në veri, ndërsa Izraeli paralajmëron vazhdimisht se Hezbollah po ri armatoset.

Tabatabai, një veteran 57-vjeçar që iu bashkua Hezbollahut që në rininë e tij, ishte ndër themeluesit e forcës elitare Radwan, e cila përgatitet për infiltrim në territorin izraelit. Ai ka udhëhequr operacionet e Hezbollahut në Siri, ka mbështetur regjimin e Bashar al-Assad gjatë luftës civile dhe madje ka ndihmuar në trajnimin e rebelëve Houthi në Jemen.

Pas vrasjes së tij, Izraeli ka deklaruar se do të reagojë ashpër ndaj çdo shkeljeje të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të ndërmarrë çdo veprim për të parandaluar rikthimin e kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut.

Raportime të reja gjithashtu tregojnë se bashkëpunimi ushtarak mes Hamasit dhe Hezbollahut është rritur ndjeshëm. Hamas ka krijuar njësi të tëra për t’iu bashkuar forcave Radwan, ka rritur praninë e vet në Liban dhe ka intensifikuar prodhimin e raketave në qytete si Tiro, Sidon dhe Tripoli.

Pak ditë para sulmit në Beirut, Izraeli kishte goditur një qendër trajnimi të Hamasit në Sidon, një operacion i rrallë kundër grupit në Liban.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika