Po sikur gratë të shkruanin mitet?

Strukturat mitologjike që mbështesin pabarazinë në kulturën tonë

Nancy Spero, ishte një artiste vizuale amerikane, e cila në 50 vite karrierë e praktikoi në vazhdimësi me shqetësimet bashkëkohore politike, sociale dhe kulturore.

Leah Dickerman, drejtoreshë e programeve kërkimore të MoMA, i hedh një vështrim nga afër historisë alternative të Nancy Spero-s “Shënime në kohë” dhe pyet veten se si ne “i kuptojmë strukturat mitologjike që mbështesin pabarazinë në kulturën tonë”.

Dickerman ka aluduar se çka nëse i rishkruajmë mitet që i jep grave një rol të plotë si agjente në bërjen e historisë, në rrëfimin e historisë, për përvojën e tyre.

“Unë drejtoj programet kërkimore këtu në Muzeun e Artit Modern. Dhe unë do të flas me ju sot për ‘Shënime në kohë’ të Nancy Spero. Njerëzit shpesh mendojnë për galeritë tona të koleksionit si të përhershme, por në fakt nuk janë. Ato ndryshojnë në baza të rregullta. Dhe së fundmi, kur po ecja dhe pashë të grumbulluara këto fleta nga dyshemeja në tavan, më dukej se ishte edhe më e rëndësishme. Nancy Spero është një artiste feministe. Ajo tashmë ka rritur fëmijët e saj. Dhe ndërsa ecën në karrierën e saj, ajo bëhet gjithnjë e më shumë një aktiviste”, ka thënë Dickerman.

Dickerman ka shtuar se Spero, ka bërë një punë shumë interesante në karrierën e saj prej artisteje. Ajo ka evokuar hapësirat në të cilat skulpturat do të shfaqeshin mbi kolonat e ndërtesave klasike, duke krijuar kështu diçka unike.

“Në veprat e Nancy Speros, tregoheshin histori për perëndi dhe heronj. Kjo është një punë shumë e zhurmshme. Ka një kakofoni zërash. Në njërin nga materialet e gjetura, është edhe një citat me shumë domethënie:’Patjetër që lindja është vdekshmëria jonë, ne që jemi femra, për këtë, është beteja jonë.’ Materiali është i ashpër dhe ka momente në të cilat përshkruhet dhuna. Ka një ndjenjë pengese. Ka momente në fletën e shkruar ku përfundon në një lloj gërshetimi gjuhësor, në kërkim të lexueshmërisë.”

Në të gjithë shkrimet e saj, Spero nuk dëshiron që gratë t’i përshkruajë si viktima. Sepse sipas saj, gratë duhet të marrin pushtetin përmes zërit dhe jo trupit.

Drejtoresha e programeve kërkimore në MOMA, ka thënë se të zbërthejmë punën e artistës Nanco Spero, ka qenë një ndër më të vështirat.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika