Polemizojnë Statovci dhe Idrizi për ndeshjen e Ballkanit ndaj BATE Borisovit

Në të majtë, Hivzi Ahmeti, në mes Dardan Idrizi dhe në të djathë Faruk Statovci

Faruk Statovci, trajner dhe njëkohësisht edhe analist i emisionit  “Dueli Sportiv”, Hivzi Ahmeti, trajner dhe Dardan Idrizi nga Redaksia e Sportit të RTV Dukagjinit ishin të ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull”.

Statovci dhe Idrizi polemizuan gjatë bisedës për rezultatin e Klubit futbollistik të Ballkanit.

Gjatë analizimit të ndeshjes së mbrëmshme të Ballkanit me BATE Borisovin, ku ekipi kosovar siguroi kualifikimin tutje, të dytin radhazi në garat evropiane, Statovci ka thënë se skuadra kosovare ka pasur fat në fitore dhe se nuk e ka luajtur lojën që njihet si skuadër.

“Ajo mbrëmë, nëse e ke parë lojen?  Ballkani, këto ndeshje janë me rëndësi me fitu, me shku tutje. Por mbrëmë Ballkani ka pas fat. Fal portierit, Ballkani mbrëmë u kualifiku. Nëse e ke pa lojën,(Dardani: Realisht). Po, se unë e kam pa krejt. Loja e Ballkanit mbrëmë ; me Lincoln Redsi që e kena kritiku atë ditë, është fol shumë e përfol shumë. Ska lidhje me ADN-n që po thua ti. Sepse kur Ballkani kalon tre here në pjesën e dytë jashtë fushës, veç tre herë. Edhe nuk ka luajtur sikur me Lincol Redsin, me majt topin tek portieri në fazën ofanzive por në momentin që ka mujt e ka dërgu topin në pjesën e kundërshtarit. Dhe i ka dhënë mundësinë kundërshtarit me sulmu” ka thënë Statovci drejtuar Idrizit.

Faruk Statovci

Pastaj Dardan Idrizi i është kundërpërgjigjur me “po vetëm, vetëm në ato tri, që po thu që kanë dalë kanë qenë raste të qindpërqindta. Albion Berisha ishte ballë për ballë me portierin edhe sulmuesi i krahut ishte ballë për ballë me portierin”.

Kundërpërgjigja e Statovcit ishte “por nuk ka luajtur ndeshjen e njëjtë sikur me Lincoln Redsin”.

“Normalisht ka mësu prej gabimeve që ka bëre me Lincoln Redsin” ka thënë Idrizi.

Ndërsa Statovci ka theksuar se ” pom vjen mirë që paska mësu prej gabimeve. Kjo është Rreth e Rrotull që kena thanë na. D.mth prej gabimeve dhe kritikave tona ai ka mësu. A po sheh që po msojkan prej televizionit”.

Dardan Idrizi nga Redaksia e Sportit në RTV Dukagjin

Ndryshe, Statovci i ka uruar të gjtihë akterët, kryesinë e Klubit të Ballkanit, stafin dhe gjithë futbollistët për fitoren e mbrëmshme.

Ai ka thënë se akterët kryesor të fitores janë “janë lojtarët, ata janë futbollistët që japin maksimumin në fushën e blertë. Edhe falë tyre, ndoshta ky Ballkan i gëzon këto rezultate.” Nuk diskutohet, është një rast historik, edhe pa dyshim duhet me i përgëzu dhe me i falenderu. Mendoj se pak kush ka besu në këto rezultate të Ballkanit, meqenëse vjet kur ka hy në grupe, gjithë kemi thanë se ka me qenë vështirë vitin tjetër. Por ja që kjo ndodhi. Kjo ndodhi falë punës, angazhimit të gjithë atyre që janë brenda”.

Hivzi Ahmeti

Tutje, Statovci ka shtuar se “kjo vetëm që është mirë për Ballkanin si klub, përgjithësi është mirë për futbollin, e sidomos për Kosovën. Sepse gjitha këto suksese dhanë kontribut edhe shtetin tone, e sidomos në ligën tonë. Ku dita-ditës me rezultate të Ballkanit,ne veçse si ligë po ngritemi edhe po ngritet koeficienti i këtyre në renge ndërkombëtare”.

Trajneri Hivzi Ahmeti, ka uruar Ballkanin për fitoren e siguruar, por ai ka thënë ” I kisha uru një paraqitje shumë të mirë, sidomos ata 9 minutat e fundit janë kanë jetik, për të kaluar rundin tjetër. Ky është një sukses tjetër i radhës që brenda një viti vie prapë”.

“Herën e parë gjithë kanë thanë se është rastësi dhe është fat, kurse kjo hera e dytë, i ka dhënë vulë, se në futboll nuk ka rastësi dhe fat. Në futboll ka sakrificë, ka vuajtje, ka pune, ka gjithçka për me arrit tek suksesi.Ballkani na ka bere krenar”, ka thënë Ahmeti.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika