Polici në vetëmbrojtje ka plagosur një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar që një person ka drejtuar armën drejt një zyrtari policor, dhe si shkak i kësaj, polici në vetëmbrojtje ka përdorur armën e zjarrit ndaj të dyshuarit

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vranjevc të Prishtinës, një person ka drejtuar armën drejt një zyrtari policor, dhe si shkak i kësaj, polici në vetëmbrojtje është detyruar ta përdorë armën e zjarrit ndaj të dyshuarit.

I njëjti, është dërguar për tretman mjekësor, por ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas njoftimit të Policisë, të shtunën në Vranjevc të Prishtinës, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Pas hetimeve të kryera, të dielën, policia ka kryer një bastisje në lokacionin e dyshuar.

Pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, i  njëjti, ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarrë veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.)”.

“Me të arritur në lokacionin-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar, policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Por, falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor, i njëjti, në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qëllim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegëve të tjerë”, ka njoftuar Policia.

Për këtë rast, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

No photo description available.

Ndërkaq, bastisja në shtëpinë e të dyshuarit po vazhdon edhe në këto momente.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika