Polici që dyshohet se plagosi nënën e tij në Prishtinë, diplomoi në gusht të këtij viti

Pamje nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, 2 gusht 2024.

Gjatë orëve të mesditës të Prishtinë ka ndodhur në plagosje me armë zjarri. Siç merr vesh Dukagjinin dyshohet se një polic ka plagosur nën e tij. Teksa më tutje Dukagjini ka mësuar se i dyshuari është pjesë e gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi në gusht të këtij viti.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacionit.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është  lënduar një person.  E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në  po  merren me rastin”, ka njoftuar Ahmeti.

Teksa nga QKUK kanë bërë të ditur se gjendja e saj është e rëndë.

“Pacientja është në gjendje të rëndë, ekzaminimet e nevojshme janë kryer dhe po priten intervenimet në sallën operative nga ekipet kirurgjike dhe të anestezionit”, ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika