Policia arreston 45-vjeçarin në Komoran, i gjetën brenda gomës rezervë gjashtë pako me heroinë 

Është arrestuar i dyshuari për trafikim me lëndë narkotike në magjistralen Prishtinë - Pejë, ku policia gjatë një kontrolli kishte gjetur lëndë narkotike të llojit heroinë

Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar që kanë arrestuar të dyshuarin I.B. për trafikim me lëndë narkotike, të shtunën e 20 gushtit në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Komoran.

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, nën dyshimin se personi me incialet I.B. merret me trafikim me lëndë narkotike, ka ndaluar makinën e tij dhe gjatë kontrollit kanë gjetur paketime me substancë narkotike.

“Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera”, shkruhej në komuinkatë.

Lëndë narkotike të gjetura nga policia në makinën e të arrestuarit në Komoran 20. 08. 2022

Zyrtarët policorë duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, kanë kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

I dyshuari është dërguar për intervistë dhe ndaj tij është inicuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’.

Ndërsa me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika