Policia e Kosovës: Dy shpërthime janë dëgjuar në veri

Dy shperthime raportohet të kenë ndodhur në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka konfirmuar se bëhet fjalë për disa detonime por që ende nuk është vërtetuar se nga çka është shkaktuar.

Sipas tij mund të jenë mjete piroteknike derisa shtoi se nuk ka të lënduar.

“Kemi raportime se janë dëgjuar detonimet. Por ka mundësi që mundet me kanë mjetet piroteknike, mundet me kanë tjetër çka. Na nuk kemi dëme, kemi vetëm informacione se ka pasur detonim.Nuk kemi diçka tjetër. Policët i kemi në veri. Në rregull është aty-këtu mundet me livrit najkush. Informacione kanë qenë dy detonime dhe mirëpo informata ka ardhur nga mjetet piroteknike a diçka tjetër nuk mundemi me konfirmu. Por ne jemi në qytet, jemi në kontrollim të qytetit. Të vdekur s’ka”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika