Policia e Kosovës apelon për kujdes më të shtuar për pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik

Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Në njoftim thuhet se policia ka marrë një sërë masash për sigurinë e trafikut rrugor, sipas tyre ata kanë marrë një sërë masash për t’i parandaluar aksidentet e mundshme.

Disa prej tyre janë, Siguria në trafikun rrugor” & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor” si dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.

Policia ka njoftuar se për një muaj janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik.

“Gjatë periudhës kohore nga data 01.05.2022 deri me datën 31.05.2022 janë shqiptuar 4291 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik prej të cilave në kuadër të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve” janë shqiptuar 137 gjoba për mjetet e transportit publik të udhëtareve, prej të cilave 29 tiketa për personat juridik”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në fund, policia ka bërë të ditur se për të gjithë pjesëmarrësit në trafik e sidomos për shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika