Policia e Kosovës gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në pjesën veriore të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave në pjesën veriore të Mitrovicës, të njëjtat janë evidentuar dhe konfiskuar nga Dogana e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë rreth orës 11:00, konkretisht Drejtoria Rajonale e Mitrovicës në veri me njësitet e saj, kanë ndërmarrë veprime operative meqë rasti është lokalizuar në një objekt (shtëpi banimi) në rrugën “Qeta e Minatorëve”, ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

“Pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Rajonale e Mitrovicës veri, sot me datë 9 maj 2023 rreth orës 11:00, me njësitet e saj, në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarrë veprime operative meqë rast është lokalizuar një objekt (shtëpi banimi) në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’, ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë këtij operacionit policor, në atë shtëpi janë gjetur pajisjet si në vijim: Antiminer T9-    16 copë, Antiminer S9 – 13 copë, Kartela Grafike 4Gb-32 copë, Kartela Grafike 8 Gb-33,  copë, Power Suplyer -10 copë.

Pajisjet e lartcekura janë evidentuar dhe konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika