Policia e Kosovës së shpejti pritet të furnizohet me kamera të trupit

Policia e Kosovës pritet të furnizohet me kamera, të cilat pjesëtarët e saj do t’i mbajnë në trup, mbi uniformë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndarë 18 mijë e 480 euro për blerjen e kamerave, të cilat pjesëtarët e policisë do t’i mbajnë në trup, mbi uniformë.

Kjo është bërë e ditur të martën e dy gushtit përmes platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”.

Nëpërmjet këtij tenderi, policia pritet të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.

Data 24 gusht 2022 është caktuar si afat deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.

Njoftimi për furnizimin me kamera të trupit

Ndryshe, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në një përgjigje për Portali Dukagjini, ka folur lidhur me transparencën e dhunës legjitime.

Sipas KMDLNJ-së, do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut nëse kamerat do të vendoseshin në trup pa siguruar një bazë ligjore dhe vetëm për mbikëqyrjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Tutje, KMDLNJ ka parashikuar se nëse do të ndodhte që të bëhej, “vendosja eventuale e kamerave të trupit, e rrit transparencën e punës së policisë, përgjegjësinë dhe e rrit profesionalizmin, aq më parë kur dihet se puna e tyre po mbikëqyret”.

Nëse policia do të kishte kamera në trup, qytetarët do të kishin një sjellje më të ndryshme dhe “në këtë mënyrë do të sigurohej një mekanizëm që i merr në mbrojtje edhe policët, kurse qytetarët që do të paraqitnin rastet në IPK, do ta kishin një argument shtesë”.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për t’u informuar se a e ka në plan që t’i pajisë me kamera në trup policët.

Në përgjigjen e tyre thuhet se pajisja me kamera është në Planin Zhvillimor Strategjik të tyre, i cili ka filluar në vitin 2021 dhe është paraparë që të përfundojë në vitin 2025.

Sipas Policisë së Kosovës, pajisja me kamera në trup është në përputhje me prioritetet e Qeverisë, dokumentet e saj strategjike dhe planet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) si dhe rekomandimet e partnerëve strategjikë, si objektivë strategjike ka përcaktuar standardizimin e infrastrukturës fizike, teknike dhe i teknologjisë informative.

“Andaj, projekti për kamerat e trupit është ende në proces e sipër”.

Për ta zbatuar këtë plan, Policia ka thënë se është “formuar grupi punues, në përbërje me profesionist të fushave përkatëse, janë zhvilluar konsultime paraprake me institucione shtetërore dhe institucione të pavarura, janë pranuar dhe inkorporuar në dokument rekomandimet e tyre”.

”Grupi punues ka hartuar aktin nënligjor për vendosjen e kamerës në trup të zyrtarit policor; procesi është në vazhdim e sipër për sigurimin e urdhëresës së parë të kamerave trupore për policë, të cilat vijnë si donacion nga ShBA-të”.

PK-ja ka vlerësuar se kamerat janë të nevojshme, pasi ato janë treguar të dobishme dhe si prova të besueshme edhe në gjykata si një mjet kundër korrupsionit.

Siguria e qytetarëve nëpërmjet kamerave të vendosura në trupat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika