Policia jep detaje lidhur me rrahjen e një fëmije trevjeçar në një kopsht në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin e trevjeçarit, i cili dyshohet të jetë rrahur nga tri edukatore në kopshtin "Gëzimi Ynë" në Fushë-Kosovë

pamje

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin e trevjeçarit, i cili dyshohet të jetë rrahur nga tri edukatore në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë Sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, janë publikuar fotografitë e një trevjeçari, i cili sipas familjarëve është rrahur nga edukatorët e një kopshti publik në Fushë-Kosovë.

Në fotografitë e publikuara nga familjarët, shihet se duart e trevjeçarit janë me shenja të dhunës.

Ndryshe, të hënën, një qytetar, me emrin Fatos Geci, në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset e kësaj k***e!

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika