Polonia dërgon tanke Leopard në ditën e njëvjetorit të luftës në Ukrainë

Polonia ka dërguar katër tanke Leopard në Ukrainë, në rastin e njëvjetorit të luftës në Ukrainë, ndërsa pritet t’i dërgojë dhe dhjetë të tjera

Ushtarët e ushtrisë polake mbi tankun e tyre Leopard 2A4 (Foto: BBC)

Polonia ka dërguar tanket e saj luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Qeverisë.

Një dërgim i tillë erdhi në rastin e njëvjetorit të luftës në Ukrainë.

“”Leopardët e parë nga Polonia shkuan te fqinjët tanë nga Ukraina. Vizita e sotme e kryeministrit Mateusz Morawiecki ka një karakter të matshëm për sigurinë e Ukrainës dhe Evropës,” shkroi ministri polak, Piotr Muller, në Twitter.

Kryeministri polak po viziton Kievin në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan BBC.

Ndryshe, Polonia ishte zotuar se do të dërgojë 14 leopardë në Ukrainë, deri tani, i ka dorëzuar katër tanket e para.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika