Polonia paralajmëron se Evropa ka hyrë në “epokën e paraluftës”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar për kërcënimin “real” të një konflikti në Evropë, duke thënë se për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kontinenti ka hyrë “në epokën e paraluftës”.

“Lufta më nuk është koncept i së shkuarës. Është real dhe ka nisur dy vjet më parë. Gjëja më shqetësuese për momentin është se çdo skenar është i mundshëm. Nuk kam parë një situatë të tillë që nga viti 1945”, tha Tusk gjatë një interviste dhënë për grupin medial evropian, Lena, më 29 mars, raporton CNN.

“E di që tingëllon e tmerrshme, veçmas për gjeneratën e re, por ne duhet ta pranojmë faktin që epoka e luftës ka nisur: epoka e paraluftës. Nuk po ekzagjeroj. Çdo ditë e më shumë kjo po bëhet më e qartë”, ka vijuar Tusk.

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi mbi dy vjet më parë, përmbysi ndjenjën e liderëve evropianë për paqe të palëkundur të pasluftës, duke nxitur shumë shtete të rrisin prodhimin e armëve për të furnizuar edhe Kievin, por edhe ushtritë e tyre.

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shteti i së cilit është një prej mbështetësve më të mëdhenj i Ukrainës fqinje, tha se nëse humb Kievi “askush” në Evropë nuk do të ndihet i sigurt.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika